Nga Vendi
10 January 2026
Aksident fatal në Shkup: shoferi 18-vjeçar në arrati, policia shpall urdhër-arrest

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave lidhur me aksidentin rrugor fatal që ndodhi dje rreth orës 11:30 në rrugën “Fronti Popullor” në Shkup. Një automjet Volkswagen Passat, i drejtuar nga S.S. (18), përplasi një grua 79-vjeçare e cila humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Policia identifikoi automjetin përmes kamerave të “Qytetit të Sigurt” dhe arrestoi dy persona për ndihmë në arratisje. Shoferi 18-vjeçar dhe babai i tij janë në arrati, ndaj tyre është shpallur urdhër-arrest, ndërsa dy automjetet e përdorura janë sekuestruar.



Të ndryshme
Më shumë
Ku gabuam me Afganistanin18 August 2021
Çfarë thotë sot vajza e famshme e Madonnës për yllin e popit?15 October 2021
Kombëtarja Shqiptare para miqësores me Jordaninë13 October 2025