Nga Rajoni
10 January 2026
Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Fatmir Shehollit, i arrestuar më 9 tetor nën dyshimin për spiunazh. Vendimi është marrë pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së. Sipas aktvendimit të datës 09.01.2026, paraburgimi i të pandehurit F.SH. do të zgjasë deri më 09.03.2026. Sheholli dyshohet se ka kryer veprën penale të spiunazhit në vazhdimësi.

 



Të ndryshme
Më shumë
Shqipërisë këtë vit i mungojnë mbi 70 për qind e turistëve të huaj27 July 2020
Arjanit Hoxha në Gostivar: Me rebalancin e buxhetit, janë siguruar mjetet për subvencionet në bujqësi 2 July 2021
Mëmësia! Ish-opinionistja e Big Brother, Ori Benijaj pranon se i ka ngrirë vezët: I kam marr masat 2 November 2026