Nga Vendi
11 January 2026
Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në përvjetorin e rënies së tyre

Në përvjetorin e rënies së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar me respekt dhe nderim dy figurat emblemë të rezistencës shqiptare, të cilët ranë në Kodrën e Trimave duke u shndërruar në simbol të sakrificës për liri.

Ahmeti theksoi se Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha nuk ishin vetëm veprimtarë të çështjes kombëtare, por mendje të ndritura dhe organizatorë të palëkundur, që me vetëdije dhe guxim zgjodhën rrugën e vështirë, por të drejtë rrugën e lirisë. Sipas tij, ata e jetuan idealin deri në fund, të vetëdijshëm se liria ka çmim dhe të gatshëm ta paguajnë atë me jetën e tyre.

Duke ndarë një mesazh personal dhe emocional, Ahmeti u shpreh:

“Jam krenar që i pata shokë. Jam krenar që i pata drejtues. Krenar është kombi që i pati. Dhe jam i bindur se vepra e tyre do të jetojë përherë si thirrje për dinjitet, qëndresë dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.”

Ai theksoi se kujtimi dhe vepra e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës mbeten pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe një udhërrëfyes i përhershëm për brezat që vijnë.



Të ndryshme
Më shumë
Lajçak për bisedimet Kosovë-Serbi: Ka disa çështje urgjente për t’u diskutuar 7 September 2021
Çfarë do të bëhet me ata që nuk u regjistruan? Selami: Do të përfshihen por..28 October 2021
Marshi i tridhjetë protestues “Marshi për engjëjt” në Shkup15 November 2025