Nga Vendi
13 January 2026
DAP apelon: Afati i fundit për regjistrim në TVSH është 15 janari 2026

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka rikujtuar se të gjithë personat fizikë dhe juridikë që deri në fund të dhjetorit 2025 kanë realizuar qarkullim mbi 2 milionë denarë nga shitja e mallrave apo ofrimi i shërbimeve të tatueshme, janë të obliguar të regjistrohen në sistemin e TVSH-së. Kjo kërkesë përfshin edhe individë që ushtrojnë veprimtari si dhënia me qira e hapësirave afariste, ofrimi i shërbimeve profesionale, mësimi privat, shitja e produkteve bujqësore apo aktivitete të tjera që i nënshtrohen tatimit.

DAP sqaron se nga llogaritja e qarkullimit përjashtohen aktivitetet e liruara nga TVSH, përfshirë qiranë e banesave për qëllime banimi, shërbimet shëndetësore, sigurimet si dhe shërbimet e ofruara ndaj subjekteve të huaja që nuk tatohen me TVSH. Afati i fundit për regjistrim ose çregjistrim nga TVSH është 15 janari 2026, ndërsa autoritetet tatimore paralajmërojnë se çregjistrimi mund të kryhet edhe automatikisht në rast të mosaktivitetit, mosdorëzimit të deklaratave apo shkeljeve të dispozitave tatimore.



Të ndryshme
Më shumë
Dorëzohet në polici personi që sulmoi tri vajzat në Prishtinë 3 September 2021
Ada e Përputhen i jep ‘flakë’ rrjetit18 October 2021
Deputetja e VLEN-it për shkollën në Nerovë: Nuk e di çfarë kontributi ka dhënë Ambasadori Mejdani që po gllabëron meritat!?? 3 July 2025