Nga Vendi
13 January 2026
Qoku: Brenda VLEN-it mbizotëron uniteti, jo konfliktet

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, ka hedhur poshtë pretendimet për mospajtime mes drejtuesve të koalicionit. Ai ka theksuar se katër liderët e VLEN-it kanë marrëdhënie korrekte dhe bashkëpunuese, duke funksionuar në një klimë mirëkuptimi dhe dialogu të vazhdueshëm.

Në prononcimin e tij, Qoku u shpreh se komunikimi mes liderëve është pozitiv dhe i orientuar drejt zgjidhjeve, çka sipas tij e bën edhe më të ndërlikuar zgjedhjen e një drejtuesi të vetëm, në rast se VLEN shndërrohet në subjekt politik. Ai nënvizoi se kjo situatë pasqyron stabilitet dhe kohezion të brendshëm brenda koalicionit.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti kujton Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta21 January 2026
Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator15 September 2021
Tea Trifonit nuk po ja do në dashuri, ndahet edhe nga i dashuri tjetër25 October 2021