Nga Vendi
16 January 2026
Mickoski nga Kratova: Qeveria do të vazhdojë investimet në projekte me interes për qytetarët

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë projektet që burojnë nga nevojat reale të qytetarëve, duke theksuar se interesi i tyre mbetet prioritet kryesor i ekzekutivit.

Gjatë vizitës në Komunën e Kratovës, Mickoski përgëzoi kryetarin e komunës për punën, të cilën e cilësoi si jashtëzakonisht të suksesshme, ndërsa falënderoi edhe këshilltarët komunalë dhe administratën për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve.

Ai theksoi se prania e tij, e zëvendëskryeministrit, anëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve në Kuvend përbën një mesazh të qartë për qytetarët e Kratovës se Qeveria mbetet e përkushtuar në investime që përmirësojnë jetën e përditshme në këtë komunë.

Sipas Mickoskit, disa projekte tashmë po realizohen përmes mjeteve të ridrejtuara nga buxheti qendror drejt komunave, ndërsa ky proces do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.



Të ndryshme
Më shumë
Reagojnë nga Serbia pas deklaratës së presidentit turk për njohje të reja për Kosovën21 July 2021
Pacientët në spitalet zvicerane: Sa janë të vaksinuar e sa të pavaksinuar20 August 2021
Zbulohet data kur starton sezoni i ri i “Për’puthen” 1 September 2021