Nga Vendi
22 January 2026
Ali Ahmeti priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot priti në vizitë Ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom, e akredituar për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd.

 

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe për proceset integruese dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal.

 

Ahmeti theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm dhe se ky proces duhet të realizohet sa më parë, duke e cilësuar atë si interes strategjik për të ardhmen evropiane të vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Dënimi ndaj serbit që dhunoi një shqiptare gjatë luftës, reagon Albulena Haxhiu 5 July 2021
Aktorja e njohur turke shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 202129 September 2021
Erion Veliaj para trupit gjykues, seancë publike e ndjekur masivisht nga qytetarët31 October 2025