Nga Vendi
22 June 2020
"Favipiravir" Maqedonia siguron ilaçin për 100 pacientë me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot njoftoi se përmes Ambasadës së Japonisë në vend dhe përmes zyrës për bashkëpunim në projekte UNOPS është siguruar ilaçi antiviral “Favipiravir” për 100 pacientë me Covid-19.

Filipçe tha se bëhet fjalë për ilaç antivirus, i cili përdoret për grip dhe akoma nuk është miratuar për coronavirusin, por nga përvoja e vendeve tjera, ka dhënë rezultate të mira tek pacientët me COVID-19

Sot përmes ndihmës urgjente dhe të pakthyeshme, përmes Ambasadës së Japonisë kemi siguruar ilaçin Favipiravir (Avigan), për 100 pacientë”, tha mes tjerash Filipçe.

Ai shtoi se prej në muajin prill shteti ynë ka kërkuar nga Japonia këtë lloj të ilaçit antiviral.

Ndërsa derisa të përdoret tek ndonjë pacient, Filipçe tha se duhen shumë analiza të gjakut./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Jo vetëm zjarret, Turqia dhe Greqia shkunden edhe nga tërmetet 6 August 2021
Komisioni i Venecias: Të drejtat gjuhësore të pakicave duhet të zbatohen realisht, jo vetëm në ligj31 March 2026
Franca ua lejon fekondimin artificial grave beqare dhe çifteve lesbike30 June 2021