ShowBiz
19 July 2020
Serbët komentojnë ashpër në profilin e Dua Lipës, ajo u përgjigjet me flamurin “Autoctonus”

Të shumtë ishin personazhet që u bënë pjesë e peticionit drejtuar “Apple” për të rikthyer Kosovën në hartën e propozuar nga kompania në fjalë. Ndër emrat e njohur ishte edhe Dua Lipa, e cila mbrëmjen e sotme ka realizuar një tjetër postim ndryshe.

Ajo ka publikuar foton e flamurit ‘Autoctonus’, si përgjigje ndaj serbëve që komentuan kundër saj në Instagram. “Autokton – mbiemër (për banorët e një vendi), vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë”, ka sqaruar Dua në postimin e saj. Një gjest i tillë nga ana e këngëtares me famë botërore ka prekur edhe grekët dhe rusët, të cilët vijojnë pretendimet se ‘Kosova është Serbi’.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar komentet e shqiptarëve, të cilët e kanë vlerësuar maksimalisht ‘përgjigjen’ e Duas. Harta e Shqipërisë së Madhe në flamur duket se ka nxehur sërisht ‘gjakërat’ në rrjet, por këngëtarja nuk është shqetësuar aspak nga kjo. Për Duan, me rëndësi ka qenë të sqarojë kuptimin e ‘autoktonëve’, për ta përshkruar si duhet të vërtetën e trojeve shqiptare në një përkufizim të vetëm. /News31.al

  •  


Të ndryshme
Më shumë
Melinda Ademi vë në pah asetet e formësuara 2 July 2020
Bekteshi: Tetova dhe Gostivari do të udhëhiqen nga kandidatët e BDI-së21 October 2021
Mbi 175 mijë mërgimtarë të vetregjistruar në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni30 March 2021