Nga Vendi
25 January 2026
Ilir Demiri: Safe City nuk është kundër shqiptarëve, veproj pa presion politik

Deputeti Ilir Demiri ka reaguar publikisht ndaj aludimeve dhe kritikave të fundit në lidhje me emrin e tij, duke theksuar se angazhimi i tij politik është i bazuar në parime morale, përgjegjësi personale dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Demiri ka deklaruar se politika për të nuk ka qenë kurrë profesion, por mjet shërbimi, duke rikujtuar se rrugëtimi i tij publik ka nisur nga profesioni i mjekut dhe është udhëhequr nga parimi i shërbimit pa dallim ndaj të gjithë qytetarëve. Ai ka theksuar se këtë parim e ka ndjekur në çdo funksion publik që ka ushtruar, nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës dhe ministër i Shëndetësisë, deri në detyrën aktuale si deputet.

Duke iu referuar debatit për projektin “Safe City”, Demiri ka sqaruar se vota e tij nuk ka qenë vendimtare për miratimin e ligjit dhe se mbështetja e tij për këtë projekt lidhet me rritjen e rendit dhe sigurisë publike. Ai ka mohuar kategorikisht çdo presion politik, duke theksuar se vepron si deputet i pavarur.

Në fund, Demiri ka deklaruar se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të komunitetit shqiptar, duke theksuar se do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi morale dhe ndërgjegje të pastër.



Të ndryshme
Më shumë
Fauci: Ka gjasë që do të nevojiten tri doza për mbrojtje të plotë 3 September 2021
Përveç moderatores nga Kosova, zbulohen edhe dy banorët e tjerë që do hynë sot në ‘BBV’ 4 January 2022
Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së: S’kemi çka fshehim13 September 2021