Nga Rajoni
1 February 2026
Milaim Zeka rikthehet në ekran me emisionin e ri “Burra dhe Gra”

Gazetari dhe moderatori Milaim Zeka vjen me një format të ri televiziv në RTV Dukagjini. Emisioni “Burra dhe Gra” nis transmetimin nga nesër dhe do të shfaqet çdo mbrëmje në prime time, nga ora 20:00.

 

Formati fokusohet në tema sociale, marrëdhënie njerëzore dhe përballje mendimesh mes gjinive, përmes debateve të drejtpërdrejta dhe historive reale. Pjesë e panelit të përhershëm janë Arjola Demiri, Ylli Dreshaj, Jehona Shaqiri dhe Mirlinda Dreshaj, të cilët do të sjellin këndvështrime të ndryshme në çdo episod.

 

“Burra dhe Gra” synon të hapë diskutime të guximshme dhe të vendosë në qendër temat që shpesh shmangen në shoqëri.



Të ndryshme
Më shumë
Adelina Tahiri si zonjë shtëpie22 September 2021
Në mesin e viktimave të 11 Shtatorit ishin edhe tre shqiptarë – historitë e tyre11 September 2026
Rinor Ramizi synon titullin botëror në K1-Kickbox me luftëtarin e tij Mirhad Babic21 October 2026