Nga Vendi
2 February 2026
LSDM: Çdo ditë qeveria e VMRO-së zhytet në skandale, krim dhe korrupsion

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se qeveria hesht për “5 ton drogë përfunduan që në Serbi nëpërmjet Maqedonisë dhe se një bashkëpronar i një kompanie maqedonase është midis të arrestuarve”.

Nga LSDM thonë se nuk ka përgjigje se kush lejoi që një sasi e madhe droge të kalonte kufirin e Maqedonisë.

“Nuk ka përgjigje as për fotografitë e Mickoskit me kriminelin e njohur si Sime, i arrestuar në një rast tjetër me një sasi më të madhe droge, armësh, municionesh dhe një sasi të madhe parash. LSDM ka ngritur alarmin prej ditësh për lidhjen e strukturave kriminale në Maqedoni dhe Serbi”.

“Me çdo ditë të re, qeveria e VMRO-së po zhytet më thellë në skandale, krim dhe korrupsion. Tendera kriminale, 5 ton drogë, foto të Mickoskit me kriminelë, ora luksoze me vlerë 65,000 euro. Dhe nuk ka para për paga më të larta, nuk ka para për një pagë minimale prej 600 eurosh për punëtorët që mezi ia dalin mbanë”, thonë nga LSDM.



Të ndryshme
Më shumë
Testet e shpejta për Kovid-19 do të kushtojnë 1.000 denarë18 October 2020
Rreth pesëmbëdhjetë mediume të huaja të akredituara për raportim nga zgjedhjet13 July 2020
Rama paralajmëron rezolutë në Kuvend për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit13 March 2026