Nga Vendi
2 February 2026
Dr. Meral Uzeiri Ferati emërohet drejtoreshë e Spitalit të Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati ka marrë zyrtarisht drejtimin e I.P.SH Spitalit të Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair, duke hapur një kapitull të ri zhvillimi për këtë institucion të rëndësishëm shëndetësor. Emërimi i saj vjen në një periudhë kyçe, me fokus të qartë në rritjen e efikasitetit, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe forcimin e standardeve të kujdesit ndaj pacienteve.

 

Me një përvojë të gjatë profesionale në fushën e gjinekologjisë dhe një angazhim të dëshmuar në jetën publike, Dr. Uzeiri Ferati sjell një vizion të qartë menaxherial dhe profesional për avancimin e spitalit. Ajo synon forcimin e kapaciteteve institucionale, modernizimin e shërbimeve dhe krijimin e një mjedisi të sigurt e cilësor për nënat dhe gratë që marrin shërbime në këtë spital.

 

E njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, Dr. Meral Uzeiri Ferati pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të spitalit “Nëna Terezë”, duke e pozicionuar atë si një institucion model në kujdesin obstetrik dhe gjinekologjik.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, me dozën e parë është vaksinuar mbi 44,6 për qind e popullatës mbi 18 vjet 7 September 2021
Papa Leoni XIV kritikon Trumpin për Iranin, thirrje për paqe dhe shmangie të përshkallëzimit 7 April 2026
Janevska prezanton Ligjin e ri për arsim të lartë: Kritere më të rrepta me reformat në arsimin e lartë, studentët e dalluar do të kenë përparësi punësimi 6 February 2026