Nga Rajoni
5 February 2026
Presidentja Vjosa Osmani takon Kryeministrin e Eswatinit në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Samitin Botëror të Qeverisjes ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini.

 

Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për njohjen e hershme të pavarësisë nga Eswatini, duke theksuar njëkohësisht gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit përmes lidhjes së marrëveshjeve në fusha konkrete me interes të dyanshëm. Po ashtu, u diskutua për nevojën e një koordinimi më të ngushtë në forume multilaterale.

 

Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të partneriteteve të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe vizion të përbashkët për paqe dhe zhvillim.



Të ndryshme
Më shumë
Bekteshi: TVSH-ja e energjisë elektrike prej 18 në 5%!22 June 2021
Teuta Arifi,Kasamit:Po të ishit një ekonomist i mirë, do tju kishte punësuar Banka Botërore21 October 2021
Rritet fluksi i migrantëve në Maqedoninë e Veriut 8 July 2020