Nga Rajoni
6 February 2026
27 vjet nga Konferenca e Rambujesë: rruga diplomatike që çoi Kosovën drejt lirisë

Më 6 shkurt 1999 nisën punimet e Konferencës së Rambujesë, një nga proceset më të rëndësishme diplomatike për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Takimi, i mbajtur pranë Parisit dhe i iniciuar nga Grupi i Kontaktit, synonte arritjen e një marrëveshjeje politike mes palëve shqiptare dhe asaj serbe, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, BE-së dhe Rusisë.

 

Delegacioni i Kosovës pranoi parimisht marrëveshjen e propozuar, ndërsa pala serbe refuzoi praninë e trupave të NATO-s dhe kërkoi që forcat ndërkombëtare të ishin nën mandatin e OKB-së. Edhe raundi i dytë i bisedimeve në Paris përfundoi pa rezultat, pasi palët nënshkruan dokumente të ndryshme dhe pa konsensus të përbashkët.

 

Pas dështimit të përpjekjeve diplomatike, përfshirë misionin e fundit të Richard Holbrooke, më 24 mars 1999 NATO nisi ndërhyrjen ushtarake kundër forcave serbe. Bombardimet përfunduan me Marrëveshjen e Kumanovës, që hapi rrugën për tërheqjen e trupave jugosllave dhe vendosjen e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

 

Procesi i nisur në Rambuje kulmoi më 17 shkurt 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e saj shtetërore.



Të ndryshme
Më shumë
VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Filipçes: Nuk ka plan as strategji për pandeminë22 September 2020
Uroi serbët për Vidovdanin, përplasje mes Çitakut dhe Grenellit në Twitter29 June 2021
Ulëset e partive në Kuvendin e Maqedonisë16 July 2020