Nga Rajoni
7 February 2026
Ardita Sinani përkujton hapjen e shkollës së parë shqipe në Preshevë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përkujtuar sot përmes një postimi në rrjetet e saj sociale hapjen e shkollës së parë shqipe në Preshevë, një moment historik për arsimin dhe identitetin kombëtar.

 

Duke iu referuar datës 7 shkurt 1945, Sinani thekson rëndësinë e këtij hapi për dijen dhe ruajtjen e substancës kombëtare, si dhe rolin që kjo vatër mësimi ka pasur në edukimin e brezave dhe në mbajtjen gjallë të gjuhës e shpirtit shqiptar.

 

“Nga ajo vatër mësimi nisën breza që mbajtën gjallë gjuhën dhe shpirtin shqiptar. Sot nderojmë arsimin shqip dhe vlerën e tij për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë”, shkruan Sinani.



Të ndryshme
Më shumë
Aliu: Prioritet është decentralizimi i shërbimeve onkologjike18 November 2025
Ky është emri i vërtetë i moderatores Bora Zemani16 October 2021
Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë për rajon më të lirë29 July 2021