ShowBiz
8 February 2026
Debat i ashpër mes Luizit dhe Rogertit pas Prime-it në BBVIP 5

Hyrja e Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 nuk është pritur mirë nga Rogerti, i cili që në orët e para ka nisur një debat të ashpër me fituesin e edicionit të dytë të BBV.

Përplasja mes dy banorëve ka ndodhur gjatë darkës pas Prime-it, ku tensionet u përshkallëzuan shpejt dhe debati kaloi në tone të rënda verbale.

Rogerti iu drejtua Luizit me fjalë të ashpra, duke i kërkuar që të mos e prekte më me dorë, ndërsa përdori edhe kërcënime verbale, duke theksuar se nuk dëshiron asnjë lloj provokimi. Ai i kërkoi Luizit që, nëse do të luante, ta bënte “si zotëri”.

Nga ana tjetër, Luizi reagoi duke i thënë Rogertit se me sjelljen e tij po “ia nxinte fytyrën babait”, ndërsa shprehu respekt për familjen Sterkaj, duke theksuar se i njeh si njerëz të mirë.

Debati u mbyll me reagimin e ashpër të Rogertit, i cili refuzoi çdo koment mbi mbiemrin dhe familjen e tij, duke e konsideruar ndërhyrjen e Luizit si provokim.

Përplasja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse tensionet mes dy banorëve do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.



Të ndryshme
Më shumë
Në Shtip ndërtohet spital i montuar me 50 shtretër20 July 2020
Nëntëvjeçari sulmohet për vdekje nga pitbulli17 September 2021
Modeli për vitin e ri shkollor, gati deri të hënën 5 August 2020