Nga Vendi
10 February 2026
Stagnim alarmues: Maqedonia e Veriut ngec në luftën kundër korrupsionit, sërish në fund të tabelës evropiane

Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet e bllokuar në përballjen me korrupsionin. Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2025 të publikuar nga “Transparency International”, vendi renditet në vendin e 84-të nga 182 shtete, me 40 pikë – i njëjti rezultat si një vit më parë.

Raporti vëren se nuk ka përmirësim real në performancën e institucioneve në luftën kundër korrupsionit. Ngritja në renditje nga vendi i 88-të në vitin e kaluar nuk vjen si pasojë e reformave të brendshme, por për shkak të rënies së disa vendeve të tjera që më herët ishin të renditura më lart. Aktualisht, Maqedonia e Veriut ndan pozitën e 84-të me gjashtë shtete të tjera.

Rezultati më i mirë i dekadës së fundit mbetet ai i vitit 2023, kur vendi kishte arritur 42 pikë dhe ishte renditur i 76-ti, duke krijuar pritshmëri për progres që tashmë janë zbehur.

Ndërkohë, vendet e Evropës Perëndimore dominojnë indeksin global, duke zënë nëntë nga dhjetë vendet e para, çka thellon edhe më shumë hendekun mes standardeve evropiane dhe realitetit në Ballkanin Perëndimor.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 23 tetori ditë pushimi për të gjithë qytetarët20 October 2021
Shpërthimi në Selanik/ Kush ishte gruaja e vrarë – Përfshirja e saj dhe objektivi i mundshëm 3 May 2025
Maqedoni: Janë vaksinuar 47 përqind e popullsisë së rritur 7 October 2021