Nga Vendi
15 February 2026
Besiana Mehmedi thirrje nga Gjilani: “Më 17 shkurt të marshojmë për drejtësinë e luftës së UÇK-së”

Profesoresha e Universiteti i Tetovës dhe një nga figurat më të vlerësuara të muzikës shqiptare, Besiana Mehmedi, u është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një mesazh të ndjerë nga Gjilani, duke i ftuar të bashkohen në protestën jo politike që do të mbahet më 17 shkurt.

Ajo ka theksuar se kjo protestë organizohet “në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kauzës së tyre për liri”, duke shtuar se “18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës sivjet fillon me marshin protestues në orën 14:00 në sheshin e Prishtinës”.

Sipas saj, qytetarët do të marshojnë “për drejtësinë e luftës së Ushtrisë së Kosovës, që mbetet mburoja jonë e përjetshme”, duke e cilësuar 17 Shkurtin si moment uniteti dhe reflektimi kombëtar në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare të Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe shtetit të Kosova.



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë, arrestohen 13 persona për organizim të lojërave të fatit pa licencë30 June 2021
A u mashtrua nga menaxheri? Nora flet pas lajmeve për të 9 October 2026
Milani e ka për detyrë ta mbajë Ibrahimovicin, thotë Ancelotti27 July 2020