Nga Vendi
22 June 2020
Kasami po ia merr strukturat dhe antarët e kryesisë qendrore Afrim Gashit

Anëtari i kryesisë së Alternativës së Afrim Gashit, Emërli Asani sonte i është bashkuar Lëvizjes BESA. Siç paralajmëroi portali TetovaSot se shumë anëtarë të Alternativës do të kalojnë në Lëvizjen BESA po konfirmohet me kalimin e Asanit në këtë Lëvizje. Edhe lideri i BESËS, Bilall Kasami ka shkruar se Emërliu do të rikthehet me aktivitet në Lëvizjen BESA për të vazhduar angazhimin e tij për të mirën e përgjithshme për të sjellur ndryshimin në shoqëri.

“Sot prita në takim, ish anëtarin e kryesisë qendrore të Alternativës, z.Emërli Asani i cili para disa ditëve dha dorëheqje nga ky subjekt politik. Me Emërliun diskutuam gjërë e gjatë për situatën politike dhe për zgjedhjet që priten të mbahen me 15 korrik. Nga sot, Emërliu do të rikthehet me aktivitet në Lëvizjen BESA për të vazhduar angazhimin e tij për të mirën e përgjithshme për të sjellur ndryshimin në shoqëri.

Njerëz të vullnetit të mirë, profesor, intelektual dhe mjekë çdo ditë po i bashkangjiten Lëvizjes tonë dhe kauzës tonë të pastër për ndryshim. Të gjithë ata që e duan ndryshimin derën e kanë të hapur në Lëvizjen BESA, sepse ne #MUNDEMI Edhe më #Shumë. Edhe më #Mirë.” ka shkruar Kasami

Ndryshe në Lëvizjen BESA priten të kalojnë edhe disa figura tjera nga partia e Afrim Gashit./TS/



Të ndryshme
Më shumë
Aksident tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë, vdes mërgimtari nga Zvicra14 February 2021
Të afërmit e viktimave në aksidentin me autobusin do të mund të hynë në Bullgari pa dokumente për COVID-1923 November 2021
Alarmi për klimën/ Aktivistja e re ‘tallet’ me fjalët e liderëve botërorë: Vetëm bla, bla, bla dhe premtime boshe29 September 2021