Nga Vendi
20 February 2026
EKSTRADIM NGA DUBAI: Florim Limani sillet në Maqedoni për të vuajtur dënimin

Një zhvillim i rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor është shënuar sot, pasi nga Dubai është ekstraduar në Maqedonia e Veriut 33-vjeçari Florim Limani, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21.

Sipas MPB-së, Limani kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e një dënimi me burg prej tre vjetësh e gjashtë muajsh për veprën penale “prodhim, posedim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Autoritetet bëjnë të ditur se ky është ekstradimi i parë që realizohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë, pas një kërkese me fletarrest ndërkombëtar, duke e cilësuar rastin si një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit juridik dhe policor ndërkombëtar.



Të ndryshme
Më shumë
Avokati Ngjela: Ja sa shqiptar do dalin me regjistrimin në Maqedoni29 September 2021
Mickoski: LSDM janë më të mirët në vjedhje dhe gënjeshtra 1 October 2021
Dedikimi prekës i Ramë Lahajt për nënën e ndjerë: Pa buzëqeshjen tane unë jam krejt i vyshkun 9 August 2021