ShowBiz
22 February 2026
Big Brother VIP Albania 5. Alessio, nga Tropoja drejt suksesit ndërkombëtar

Alessio është një nga konkurrentët që ka tërhequr vëmendje në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania, jo vetëm për prezencën e tij fizike, por për historinë e jetës që mbart pas vetes.

I lindur në Tropojë, ai u largua shumë herët drejt Perëndimit, në kërkim të një jete më të mirë. Rrugëtimi i tij nuk ka qenë i lehtë, i shoqëruar me vështirësi, sakrifica dhe sfida që i kanë forcuar karakterin dhe ambicien për të ecur përpara.

Hapat e parë në karrierë i hodhi në Itali, ku nisi të punonte si model. Fiziku i tij prej malesori tipik, me tipare të forta dhe prezencë të spikatur, tërhoqi vëmendjen e agjentëve të modës dhe agjencive prestigjioze ndërkombëtare. Kjo i hapi dyert për një kapitull të ri në jetën e tij.

Më pas, Alessio vazhdoi rrugëtimin në Australi, ku jo vetëm që u konsolidua në botën e modës, por u përfshi edhe në menaxhimin e klubeve dhe eventeve elitare. Ai u bë pjesë e organizimeve ku performojnë super emra të muzikës botërore, duke ndërtuar një profil profesional në industrinë e argëtimit ndërkombëtar.

Sot, Alessio konsiderohet një nga emrat dinjitozë dhe përfaqësues të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, një histori suksesi që nis nga malet e Tropojës dhe shtrihet në metropolet e botës.

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ai sjell jo vetëm eksperiencën e tij globale, por edhe identitetin, krenarinë dhe rrënjët shqiptare që e kanë formësuar.



Të ndryshme
Më shumë
56 kilogramë drogë është kapur në Tetovë dhe Gostivar për nëntë muaj25 October 2021
Bisedimet në Uashington do të jenë shumë të vështira, thotë ministri i Mbrojtjes i Serbisë28 August 2020
Kinë, testohet treni me shpejtësi prej 600 km/h22 June 2020