Nga Rajoni
22 February 2026
Ardita Sinani: 4 milionë euro nga Albin Kurti për Luginën. Mbështetje konkrete për vitin 2026

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se Lugina e Preshevës do të përfitojë 4 milionë euro mbështetje buxhetore nga Qeveria e Kosovës për vitin 2026.

Në një prononcim publik, ajo shprehu mirënjohjen ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin dhe rritjen e kësaj mbështetjeje financiare.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e mbështetjes buxhetore për Luginën e Preshevës me 4 milionë euro për vitin 2026”, u shpreh Sinani.

Sipas saj, kjo rritje vjen si rezultat i kërkesës institucionale të adresuar nga komuna, e cila është marrë parasysh dhe është reflektuar në vendimmarrje konkrete.

“Kjo është një dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm dhe përkushtimit ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, theksoi ajo.

Sinani shtoi se falë kësaj mbështetjeje hapen mundësi të reja zhvillimi në fusha kyçe si arsimi, kultura, ekonomia dhe ruajtja e identitetit kombëtar në Luginën e Preshevës.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Retorika e Zaevit në kampanjën zgjedhore ishte e gabuar23 July 2020
KSHZ: Rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen në ora 23:0015 July 2020
Dua shijon pushimet në Shqipëri, pozon më ëmbël se kurrë!28 July 2021