Nga Vendi
23 February 2026
“Gjithçka është kundër meje”. Grubi shpreh pasiguri në paraburgim, reagon burgu i Shutkës

Shkup – Artan Grubi është shprehur se ndihet i pasigurt gjatë qëndrimit në paraburgim, duke deklaruar se situata rreth tij është e rënduar.

“Ndihem i pasigurt, sepse praktikisht të gjithë janë kundër meje. E shihni vetë, gjithçka është kundër meje dhe të gjithë janë kundër meje”, është shprehur Grubi. Ai ka theksuar gjithashtu se ka shqetësim për praninë e disa personave të tjerë në paraburgim.

Nga ana tjetër, nga burgu i Shutkës kanë deklaruar se nuk do të ketë persona të tjerë në të njëjtën dhomë me Grubin, duke garantuar masa sigurie gjatë qëndrimit të tij.

Burimi: Alsat-M



Të ndryshme
Më shumë
Komuna e Çairit shpall ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi 1 December 2025
Rita Ora dhe Yll Limani, bashkëpunimi në horizont?29 October 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision 2026: Alis magjeps Wiener Stadthalle dhe rrëmben vendin në natën e madhe15 May 2026