Nga Vendi
25 February 2026
Tetova mirëpret Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në një vizitë zyrtare

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se këtë të shtunë Tetova do të mirëpresë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas Kasamit, kjo vizitë përbën një moment të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve vëllazërore mes shqiptarëve në rajon. Ai e cilësoi praninë e presidentit Begaj si një nder për qytetin e Tetovës dhe një hap domethënës drejt afrimit institucional dhe kombëtar.

Vizita pritet të shoqërohet me takime dhe aktivitete zyrtare, ndërsa vëmendja do të jetë e fokusuar në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe projekteve me interes të përbashkët.



Të ndryshme
Më shumë
VLEN akuzon BDI-në për manipulim të çështjeve studentore dhe mungesë përgjegjësie në pushtet 5 April 2026
“Durmo Turs”, Prokuroria: Mbrojtja falsifikoi gjetjet e ekspertëve 6 July 2020
Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës Qendër Zhupa, Mazllum Hasan 8 September 2020