Nga Rajoni
25 February 2026
Spiropali dhe Konjufca homazhe në Prekaz, mesazhe për sakrificën dhe lirinë në kullën e Jasharajve

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë me homazhe në Kompleksi Memorial Adem Jashari, në Prekaz.

E shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën i Kosovës, Glauk Konjufca, ajo vendosi kurora lulesh dhe nderoi sakrificën e familjes Jashari, duke e cilësuar atë si themel të shtetit të Kosovës.

Gjatë vizitës, delegacioni u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari. Spiropali theksoi se kjo kullë mbetet simbol i qëndresës dhe dëshmi e çmimit të lartë të lirisë, një çmim që, sipas saj, është paguar me jetë.

Vizita në Prekaz shënon ndalesën e parë të agjendës zyrtare të Spiropalit në Kosovë, duke vënë theksin te kujtesa historike, respekti institucional dhe forcimi i lidhjeve mes dy vendeve.



Të ndryshme
Më shumë
Tërmkolli: Kurti, kryeministri më i denjë deri më tani në bisedime17 June 2021
Merkel: Merreni seriozisht koronavirusin, rreziku ende s’ka kaluar27 June 2020
As një javë nuk ka kaluar pas humbjes së pushtetit, Vuçiq akuzon studentët për përndjekje politike31 October 2026