Nga Rajoni
25 February 2026
Konjufca: Kandidati nga familja Jashari do të kishte konsensus automatik për president në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se një kandidat për president nga familja e heroit kombëtar, Adem Jashari, do të përbënte një “konsensus automatik” në shoqëri, duke theksuar se deri tani, të vetmit emra që kanë shkaktuar pritje pozitive dhe konsensus janë nga kjo familje e nderuar.

I pyetur nëse ekziston vullnet nga familja Jashari për kandidim, Konjufca u shpreh se nuk është i autorizuar të flasë në emër të tyre dhe sugjeroi që përgjigjen duhet ta marrin drejtpërdrejt nga familja, duke shtuar se kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Prekazin dhe ka biseduar me Rifat Jashari për çështje politike.

Emrat e familjes Jashari janë përmendur më parë si kandidatë potencialë për president, por asnjëri nuk ka qenë propozim zyrtar deri tani.



Të ndryshme
Më shumë
Donaldi apo Romeo? Sabiani në dilemë për binjakët te “Kosherja”: Kë të marr dhe kë të lë?11 April 2022
LSDM: Qeveria Mickoski planifikon huamarrje të re prej 1.3 miliardë euro dhe pastaj zgjedhje të reja 10 September 2026
Osmani: Vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës, i pashpjegueshëm dhe i padrejtë 9 December 2025