Nga Rajoni
25 February 2026
Vjosa Osmani pret Elisa Spiropalin, theksohet uniteti strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, Osmani e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë vëllazërore, strategjike, të natyrshme dhe të pazëvendësueshme.

Në deklarimet pas takimit u nënvizua se Kosova dhe Shqipëria mbeten më të forta kur veprojnë së bashku për interesat shtetërore, për ruajtjen e paqes dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt në rajon dhe më gjerë. Takimi u vlerësua si një tjetër hap në thellimin e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve.



Të ndryshme
Më shumë
15 ushqimet më të shëndetshme, pastrojnë toksinat e parandalojnë kancerin 5 July 2020
Vuçiq i ofron ndihmë Zaevit për Tetovën 9 September 2021
Saveski mohon kontaktet me Qeverinë, thekson pavarësinë e procesit të zgjedhjes23 March 2026