Nga Vendi
21 July 2020
Deri në orën 18:00, vetëm dy parti kanë dorëzuar ankesa në Gjykatën Adminisistrative

Te Gjykata Administrative, deri në orën 18:00 të ditës së sotme, vetëm dy parti kanë dorëzuar ankesa për zgjedhjet e 17 korrikut. Bëhet fjalë për partinë Integra dhe Aleanca për Shqiptarët , si dhe një qytetar për shkelje të të drejtës së votës.

Nga Gjykata Administrative  informojnë se përveç dy padive zyrtare, kanë arritur edhe 75 padi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Po vijon regjistrimi i padive nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pas çka do të publikohet në ueb-faqen”, informojnë nga Gjykata Administrative.

Në Gjykatën Administrative po vijon debati publik për padinë e parashtruar nga Zhivka Arsovska, nga Kumanova, për shkatërrimin e vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor për shkelje të të drejtës së votës.

Paraprakisht sot në orën  14:50 në Gjykatën Administrative është dorëzuar dhe shënuar edhe një padi nga parashtruesi INTEGRA Partia Konservatore Maqedonase për mbrojtje të të drejtës së votës të parashtruesve të listave.

Nga Gjykata Administrative, theksojnë se për mbajtjen e seancës publike do të informojnë në mënyrë shtesë.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ në Maqedoni ka nisur fushatën edukative për Zgjedhjet Lokale 2021 8 October 2021
THAÇI: Në 30 ditëshin e parë do ta mundim koronavirusin 7 July 2020
Meidani–Sali në Shkup: Korridori VIII dhe provimi i jurisprudencës në shqip në fokus të takimit10 February 2026