Nga Vendi
26 February 2026
Gashi për arrestimin e Grubit: Drejtësia të mos bëhet arenë marrëveshjesh politike

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistën e tij në emisionin “Dialog” në Lajm TV, ka folur për arrestimin e Artan Grubit, duke theksuar se proceset gjyqësore nuk duhet të ndikohen nga marrëveshje politike apo partiake.

Gashi u shpreh se në raste të tilla qytetarët kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë, pavarësisht se cila palë është e përfshirë. Ai nënvizoi se nuk duhet të paragjykohet epilogu i një procesi gjyqësor dhe se kultura politike në vend duhet të ndërtohet mbi parimin që çështjet gjyqësore zhvillohen në gjykata, jo në tavolina politike.

Sipas tij, politikanët nuk duhet të implikohen në procese gjyqësore dhe rasti duhet t’i lihet në dorë prokurorisë dhe gjyqësisë. Megjithatë, ai pranoi se gjatë tre dekadave të fundit sistemi i drejtësisë ka lënë shumë për të dëshiruar, duke krijuar dyshime te qytetarët për mënyrën se si trajtohen rastet.

Në fund, Gashi bëri thirrje për angazhim të përbashkët në funksion të një drejtësie objektive dhe jo selektive, as në aspektin etnik dhe as në atë partiak, duke theksuar se askujt nuk duhet t’i bëhet padrejtësi.



Të ndryshme
Më shumë
“Të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë duan”, Coca-Cola reagon pas ‘skandalit’ të Ronaldos16 June 2021
Mërgimtarë, kujdes: Sllovenia vendos radarë të rinj në autostrada, gjobat deri në 1200 euro24 October 2026
10 jetë të humbura për tri ditë, kronika e zezë e një fundjave Gushti24 August 2021