Nga Vendi
26 February 2026
Ahmeti takon Johannes Hahn, integrimi evropian mbetet prioritet strategjik

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në takim ish Komisionarin Evropian për Buxhet dhe Administratë, njëherësh ish Komisioner për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë strategjike të integrimit të vendit në Bashkimi Evropian, si proces kyç për stabilitetin afatgjatë, konsolidimin demokratik dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Ahmeti theksoi se rruga evropiane mbetet prioritet i pakontestueshëm dhe interes kombëtar, që kërkon përgjegjësi dhe vendosmëri politike.

Në këtë kontekst u nënvizua edhe rëndësia e zbatimit të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si themel i bashkëjetesës dhe funksionimit demokratik të shtetit multietnik, në përputhje me standardet evropiane.

Po ashtu, bashkëbiseduesit theksuan nevojën për reforma të qëndrueshme dhe dialog politik konstruktiv, me qëllim forcimin e besimit mes komuniteteve dhe rritjen e besueshmërisë ndërkombëtare të vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 4.500 metrave katrorë21 June 2021
Trump: “Me të mirat që bëj, ndoshta do të shkoj në Parajsë” 5 February 2026
Mickoski nuk paraqitet në Gjykatë për të dëshmuar për “27 Prillin”22 December 2020