Nga Vendi
26 February 2026
Çairi hap vizitën shtetërore të Begajt, Mexhiti thekson afërsinë me Shqipërinë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedonia e Veriut, duke e bërë Çairin ndalesën e parë të kësaj vizite shtetërore.

Vizita nisi me një pritje institucionale në ambientet e Komunës së Çairit, ku u zhvillua një takim në frymë mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë. Më pas, programi vijoi në Çarshia e Vjetër, me theks të veçantë në simbolikën historike dhe kulturore të zonës.

Delegacioni vendosi lule pranë bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në një ceremoni solemne që nënvizoi lidhjet historike dhe shpirtërore mes dy vendeve.

Mexhiti theksoi se Çairi dëshmoi dinjitet institucional dhe traditë mikpritjeje, duke vlerësuar se kjo vizitë riafirmon afërsinë me Shqipërinë dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Prania e Presidentit Begaj në Çair u cilësua si moment me peshë të veçantë institucionale dhe simbolike, që forcon më tej marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe reflekton respektin për historinë dhe vlerat e përbashkëta.



Të ndryshme
Më shumë
E rrahin vazhdimisht, nëna lajmëron dy djemtë e saj në polici18 October 2021
Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen pas refuzimit të armëpushimit14 March 2026
Big Mama përlot me fjalët për Ylber Aliun30 June 2021