Nga Vendi
27 February 2026
Debati për flamurin në Kuvend, përplasja Shaqiri – Mickoski merr jehonë në media rajonale

Një debat i zhvilluar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mes deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, ka marrë vëmendje të gjerë mediatike, duke u trajtuar edhe nga Top Channel.

Në qendër të debatit ishte një spilë me flamurin shqiptar e vendosur në jakën e xhaketës së deputetit Shaqiri. Sipas raportimit, simboli është perceptuar si provokim nga ana e kryeministrit, i cili shprehu pakënaqësi për mungesën e simbolit shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

Në kronikën e transmetuar u theksua: “Një spilë e flamurit shqiptar e vendosur në jakën e xhaketës së deputetit Rijad Shaqiri, pjesë e partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, është perceptuar si provokim nga kryeministri Hristijan Mickocski. Ky i fundit shprehu pakënaqësi për mosmbajtjen e simbolit të Maqedonisë së Veriut nga ana e deputetit në foltoren e Parlamentit, duke i thënë se nga ky shtet paguhet.”

Nga ana e tij, Shaqiri reagoi duke mbrojtur vendimin për të mbajtur simbolin kombëtar shqiptar, duke e lidhur atë me identitetin dhe dinjitetin e komunitetit që përfaqëson. Ai deklaroi: “Flamuri është simboli i identitetit dhe dinjitetit të shqiptarëve. Spilën ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe e ftoj Mickoskin që të më japë flamurin e Maqedonisë dhe herës tjetër të shkoj me të në parlament.”

Përplasja verbale ka nxitur reagime në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi simbolikën, përfaqësimin dhe raportin mes identitetit etnik dhe atij shtetëror në skenën politike të vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, stjuardesa gjendet e gjallë jashtë avionit24 March 2026
Zaev: Nuk ka asnjë plan B, asnjë alternativë për BE-në15 June 2021
Inteligjenca doganore parandalon 45 persona që të ikin nga izolimi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit25 August 2021