ShowBiz
27 February 2026
Adriano Celentano mbështet Ermal Metën në Sanremo, Kënga jote është e mrekullueshme

Këngëtari legjendar italian Adriano Celentano ka shprehur publikisht vlerësimin e tij për artistin shqiptar Ermal Meta, i cili po konkurron sërish në skenën prestigjioze të Festival di Sanremo.

Në një mesazh mbështetës, Celentano ka komplimentuar Metën për interpretimin e këngës së tij “Stella Stellin”, duke e cilësuar si një nga prurjet më të forta të këtij edicioni. Artistët italianë dhe publiku po e konsiderojnë Metën ndër emrat favoritë për të triumfuar këtë vit.

Në reagimin e tij, Celentano shkruan, “Bravo Ermal, kënga jote është e mrekullueshme dhe e ke kënduar kaq bukur sa që është pothuajse e pamundur të mos fitosh.”

Kjo mbështetje nga një ikonë e muzikës italiane shihet si një vlerësim i madh për Metën, i cili prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Itali, duke u shndërruar në një nga zërat më të vlerësuar të skenës muzikore atje.

Pjesëmarrja e tij e radhës në Sanremo konfirmon jo vetëm vazhdimësinë artistike, por edhe peshën që ai ka fituar në industrinë muzikore italiane, ndërsa publiku pret me interes rezultatin final të festivalit.



Të ndryshme
Më shumë
Qytetarët kërkojnë që Qeveria të ndërhyjnë rreth ngritjes së çmimeve25 October 2021
Avokati i Popullit për tragjedinë në Tetovë: Vetëm një hetim efektiv do të dëshmojë se sundimi i ligjit funksionon 9 September 2021
Maqedoni: Nga 1 shtatori ska udhëtim pa covid-dokumente23 August 2021