Nga Vendi
27 February 2026
Demiri organizon iftar në Zhelinë, mesazh bashkimi dhe solidariteti në praninë e Filipçes

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Agron Demiri, ka organizuar një iftar në Zhelinë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke mbledhur bashkë përfaqësues partiakë, deputetë, miq dhe bashkëpunëtorë.

Në këtë mbrëmje ishte i pranishëm edhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, së bashku me funksionarë të tjerë të partisë, ku sipas Demirit u nda një atmosferë e ngrohtë në frymën e respektit, solidaritetit dhe bashkimit.

Në mesazhin e tij publik, Demiri theksoi se Ramazani është një periudhë reflektimi që rikujton vlerat e përkushtimit, humanizmit dhe afërsisë mes njerëzve, duke shprehur dëshirën që kjo frymë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të shoqërojë jetën publike dhe politike edhe përtej muajit të shenjtë.

Aktivitete të tilla shihen si pjesë e angazhimit për forcimin e lidhjeve me qytetarët dhe për promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit në nivel lokal dhe kombëtar.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Alternativa nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por përsëri zgjedhja është e Gashit19 November 2021
“Koncert në izolim” i Dino Imerit15 May 2020
Reforma zgjedhore, Bardhi: Rama po tregon se e mban pushtetin me mjete antidemokratike10 January 2024