Nga Vendi
1 March 2026
Vizita e Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut thekson rëndësinë e rolit të shqiptarëve dhe marrëdhënieve me Shqipërinë

Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Maqedoninë e Veriut ka nxjerrë në pah rolin dhe kontributin e shqiptarëve në vend. Mirëpritja vëllazërore e organizuar nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai dhe Bekim Sali, si dhe pritja e ngrohtë nga kryeparlamentari Afrim Gashi, janë dëshmi e qartë e vlerësimit për shtetin shqiptar dhe për marrëdhëniet që ndërtohen dhe forcohen vazhdimisht.

Siç theksojnë zyrtarët e VLEN, Për ne, marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet politik. Çdo hap që lidhet me të drejtat, mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve, por edhe të të gjithë qytetarëve, e trajtojmë me përgjegjësi të madhe.

Mesazhet dhe takimet e presidentit Begaj janë konfirmim i rëndësishëm se partneriteti mes dy shteteve është thelbësor, ndërsa shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë rol të pazëvendësueshëm në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

VLEN e vlerëson veçanërisht mesazhin e presidentit për barazi, për rëndësinë strategjike të Korridorit 8, bashkëpunimin rajonal dhe për rrugën e qartë dhe të pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian. VLEN do të jetë garant që këto mesazhe të përkthehen në hapa konkretë, në projekte dhe vendime që i japin vendit më shumë zhvillim, barazi dhe orientim të qartë evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Angellovska: Janë paguar 14 milionë euro për kartelën vendore pagesore 6 July 2020
Zjarri shkrumbon 90% të fshatit që regjistroi temperaturën më të lartë në Kanada 2 July 2021
Çfarë kërkoi personi i lidhur në një shtyllë në Sheshin e Shkupit? 9 May 2025