Nga Vendi
1 March 2026
Çairi forcon partneritetin strategjik me Komunën Kağıthane të Stambollit

Komuna e Çair ka hedhur një hap të ri drejt bashkëpunimit ndërkombëtar, duke pritur në një takim zyrtar Kryetarin e Komunës Kağıthane, Mevlut Öztekin, së bashku me dy nënkryetarë dhe këshilltarë të tij.

Kağıthane, një nga komunat më dinamike dhe me rëndësi strategjike të Stamboll, vlerësohet si partner kyç në zhvillimin urban, kulturor dhe qytetar, çka e bën këtë bashkëpunim një hap të rëndësishëm për të ardhmen e dy komunave.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal, shkëmbimin e përvojave institucionale dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, me theks të veçantë në partneritetet me sektorin civil. Palët theksuan rëndësinë e iniciativave që mbështesin zhvillimin lokal, kulturën dhe rininë.

Takimi u zhvillua në frymë konstruktive, duke konsoliduar angazhimin për projekte konkrete që synojnë forcimin e lidhjeve mes komunave dhe sjelljen e rezultateve të prekshme për qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut 8 July 2021
Haradinaj: Provokimet serbo-ruse në kufi e dëshmojnë të vërtetën kriminale të ish-regjimit27 September 2021
Covid-19:139 raste të reja 534 të shëruar,dhe 6 të vdekur nga Maqedonia31 July 2020