Nga Vendi
2 March 2026
Arben Fetai mohon përçarjet në Aleancë, synohet krijimi i VLEN-it si subjekt i vetëm politik

Nënkryetari i Aleanca për Shqiptarët, Arben Fetai, ka hedhur poshtë zërat për përçarje dhe ndarje brenda subjektit politik, duke theksuar se vendimet e fundit janë marrë me unanimitet dhe në frymë bashkimi.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur në opinion u komentua mungesa e disa figurave partiake në aktivitete të rëndësishme, përfshirë iftaret e organizuara nga ASH-ja dhe mbledhjen e Kuvendit për themelim, ku nuk morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe deputetja Mimoza Musa.

Fetai theksoi se brenda partisë nuk ekzistojnë grupe apo mosmarrëveshje dhe se vendimi për ristrukturim është marrë në mënyrë unanime.

“Nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe nuk ka grupe në Aleancë. Si Aleancë e Re, me unanimitet kemi marrë vendimin për shkrirje të strukturave dhe jam autorizuar për të udhëhequr negociatat në nivel lidershipi për krijimin e VLEN-it si një subjekt i vetëm politik”, deklaroi Fetai.

Ai bëri të ditur se Kuvendi e ka autorizuar për të udhëhequr negociatat për konsolidimin e spektrit politik përmes krijimit të VLEN-it si një entitet i përbashkët politik.

Ndërkohë, edhe Azir Aliu, ndonëse nuk komentoi drejtpërdrejt mungesën në iftarin e mbajtur në Tetovë, u përpoq të theksonte unitetin brenda partisë.

“Uroj që bashkimi të vazhdojë me këtë vrull që ka filluar”, tha Aliu, duke shtuar se “idetë për bashkim çdo herë janë më të forta se përçarjet që të çojnë në ndarje”.

Zhvillimet e fundit në Aleancë për Shqiptarët vijnë në një moment të rëndësishëm riorganizimi politik, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të konkretizohet procesi i krijimit të VLEN-it si subjekt i vetëm në skenën politike.



Të ndryshme
Më shumë
Viti i ri 2024 e gjen Einxhel me një ‘look’ të ri që e krijoi vetë10 January 2024
Rama ia kthen Kurtit: Kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në botë paralele29 July 2021
Ditëlindja e Borës e shënuar në dron, Alban Ramosaj ka dy fjalë për çiftin Donald-Beatrix10 January 2022