Nga Bota
2 March 2026
Sulmet e Iranit rrisin çmimet e naftës dhe tensionet në tregjet ndërkombëtare

Pasojat e sulmeve të Iranit kanë nisur të ndihen në tregjet ndërkombëtare, si kundërpërgjigje ndaj ofensivës së SHBA-së dhe Izraelit këtë fundjavë. Çmimet globale të naftës dhe gazit kanë pësuar rritje, ndërsa BBC raporton se nafta Brent është rritur me 10%, duke arritur mbi 82 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm.

Irani ka paralajmëruar anijet që të mos kalojnë në ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës transportohet rreth 20% e naftës dhe gazit global. Lëvizjet në hyrje të kësaj ngushtice janë ndaluar thuajse krejtësisht, dhe analistët paralajmërojnë se një konflikt i zgjatur mund të rrisë më tej çmimet e energjisë.

Saul Kavonic, drejtues i kërkimeve për energjinë në MST Marquee, tha për BBC se infrastruktura e transportit dhe prodhimit të naftës nuk ka qenë objektivi kryesor nga asnjëra pale. Ai shtoi se tregu po pret sinjalet që trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit t`i kthehet normalitetit, çka do të ulë përsëri çmimet e naftës.

Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se çmimet mund të kapërcejnë 100 dollarë për fuçi në rast të një konflikti të zgjatur, duke ndikuar tek inflacioni dhe normat e interesit. Robin Mills, shef ekzekutiv në konsultancën Qamar Energy, theksoi se për momentin, çmimet e naftës nuk janë veçanërisht të larta dhe janë ende nën nivelin e dy viteve më parë, prandaj nuk konsiderohet krizë e plotë.

Në një përpjekje për të zbutur rritjet e mundshme, grupi OPEC+ vendosi të rrisë prodhimin me 206,000 fuçi në ditë, edhe pse disa ekspertë dyshojnë për efektin e madh të këtij vendimi.



Të ndryshme
Më shumë
A duhet të duket kështu Gostivari ndryshe ?23 September 2021
Del libri i bujshëm, Enveri dërgoi 675 diversantë dhe spiunë kundër Titos 3 July 2020
Banka e Austrisë: 34% e shqiptarëve mbajnë euro në cash22 June 2021