Nga Rajoni
2 March 2026
Osmani dhe Peleshi theksojnë unitetin Kosovë Shqipëri, fokus në të ardhmen euroatlantike

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në një vizitë që konfirmon bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme. Sipas deklarimeve nga presidenca, uniteti ndërmjet dy shteteve konsiderohet forcë, ndërsa koordinimi i vazhdueshëm shihet si garanci për përballimin e sfidave rajonale dhe globale.

Në këtë kontekst, u nënvizua se vizioni i përbashkët mbetet paqja, stabiliteti dhe e ardhmja euroatlantike e rajonit. Në kohë sfidash globale, qëndrimi i përbashkët është forca dhe siguria jonë, u theksua gjatë bisedimeve.

Takimi mes Osmanit dhe Peleshit vlerësohet si një tjetër hap drejt thellimit të bashkëpunimit institucional dhe politik ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, me theks të veçantë në koordinimin strategjik dhe avancimin e interesave të përbashkëta në arenën ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Paketa bilionëshe e Ursula von der Leyen28 May 2020
“Ky bashkëpunim nuk mu vlerësua”, Sabri Fejzullahu tregon pengun më të madh gjatë karrierës17 June 2021
Nga debati për rërën e deri te krismat – si ndodhi tragjedia e Velipojës28 June 2021