Nga Rajoni
2 March 2026
Padia për pasivizimin e adresave shkon në Strasburg, Sinani e quan hap drejt drejtësisë

Kryetarja e Preshevë, Ardita Sinani, ka njoftuar se është bërë regjistrimi i padisë në Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me pasivizimin e adresave, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë.

Sipas saj, procesi synon të adresojë një problem që prek shumë familje dhe që, siç thekson ajo, përbën cenim të të drejtave themelore të qytetarëve. Kjo nuk është vetëm një çështje individuale, është një përpjekje për t’i dhënë fund një praktike sistematike që cenon të drejtat themelore të qytetarëve, është shprehur Sinani.

Ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë për Teuta Fazliun, duke vlerësuar guximin qytetar dhe gatishmërinë për ta përfaqësuar këtë çështje në emër të familjeve të prekura. Një falënderim ka shkuar edhe për avokatin Drini Grazhdani, për profesionalizmin dhe përkushtimin në ndërtimin juridik të këtij rasti kompleks.

Padia në Strasburg pritet të trajtojë aspektet ligjore të praktikës së pasivizimit të adresave dhe ndikimin e saj në të drejtat civile, në një proces që tashmë kalon në instancën më të lartë evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.



Të ndryshme
Më shumë
TikTok, aplikacioni më i shkarkuar për vitin 202029 August 2021
Andi reagon për herë të parë pasi Melisa konfirmoi ndarjen11 March 2022
Një befasi e mirë te Chlesea, Ziyech shfaqet në stërvitje me klubin11 July 2020