Nga Vendi
2 March 2026
Mbi 19 mijë kundërvajtje në shkurt nga sistemi “Qyteti i Sigurt”, shumica për tejkalim shpejtësie

Gjatë muajit shkurt janë regjistruar gjithsej 19.066 shkelje në komunikacion përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre lidhet me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga 1 deri më 28 shkurt, në zonat e qyteteve dhe në korridoret ku janë vendosur kamerat janë evidentuar 19.066 kundërvajtje. Prej tyre, 18.172 janë për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 220 për kalim në sinjal të kuq, ndërsa 674 për drejtim të automjetit me leje qarkullimi të skaduar.

Gjithashtu, janë shqiptuar 653 masa ndalim drejtimi, prej të cilave 220 për kalim në ngjyrë të kuqe dhe 433 për vozitje të shpejtë.

Shikuar sipas javëve, numri më i lartë i kundërvajtjeve është regjistruar në periudhën nga 2 deri më 8 shkurt, gjithsej 4.991, ndërsa më i ulëti nga 9 deri më 15 shkurt, me 4.490 raste. Sipas ditëve, numri më i lartë është shënuar më 28 shkurt, ndërsa më i ulëti më 11 shkurt, me 377 kundërvajtje. Mesatarja ditore për muajin shkurt ka qenë 706 kundërvajtje.

Numri më i madh i kundërvajtjeve është regjistruar në zonën e qytetit të Shkupit, 12.073 ose 63,3 për qind e numrit të përgjithshëm të kundërvajtjeve të regjistruara. Një pjesë e konsiderueshme e kundërvajtjeve janë regjistruar edhe në rrugët përgjatë korridoreve 8 dhe 10, gjithsej 5.702, dhe numri më i vogël në territorin e SPB Tetovë, 370 dhe lokacione të tjera, 17 kundërvajtje, thonë nga MPB.

Nga Ministria apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret, me qëllim që së bashku të kontribuohet për rrugë më të sigurta dhe më të mbrojtura.



Të ndryshme
Më shumë
Zeka : Nëse e bëni Naser Zyberin kryeministër i keni 12 votat tona, në të kundërtën opozitë! 8 August 2020
Çfarë e bën ujin I AM WATER të jetë aq i pastër?19 August 2020
Koci për kamarierët shqiptarë: Po u vjen era djersë, s’po mund as të hash ushqim29 June 2021