Nga Vendi
22 July 2020
Ali Ahmeti: Më ka ftuar Gjykata Speciale

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Ahmeti për TV21.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, tha Ahmeti.

Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.

Paraprakisht Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit./TV21/

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Arkeologët kanë zbuluar një varr të lashtë me ar dhe armë pranë një fshatit të Strugës 5 October 2026
TikTok, aplikacioni më i shkarkuar për vitin 202029 August 2021
Rutte viziton Turqinë, NATO forcon dialogun në kohë tensionesh globale20 April 2026