Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Republika e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të agjendës së tij në rajon.
Ai është pritur nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa gjatë ditës është paraparë të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Sipas agjendës zyrtare, Rutte do të marrë pjesë edhe në një stërvitje demonstruese të Armatës, duke theksuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet vendit dhe Aleancës.
Kjo është vizita e tij e parë në Shkup në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Ai kishte qëndruar në vend edhe në nëntor të vitit 2021, por atëherë në funksionin e kryeministrit të Holandës.
Ndërkaq, në vitin 2023, vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut kishte zhvilluar edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.