Nga Vendi
3 March 2026
Rutte dhe Mickoski riafirmojnë partneritetin strategjik me NATO-n në Shkup

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, me fokus në çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin brenda Aleancës.

Pas takimit, Mickoski bëri të ditur se në qendër të bisedimeve ishin sfidat aktuale të sigurisë, roli i NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, si dhe kontributi i Maqedonisë së Veriut në kuadër të mbrojtjes kolektive.

“Në frymën e aleancës dhe vlerave të përbashkëta, biseduam për sfidat aktuale të sigurisë, rolin e Aleancës në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, si dhe për kontributin e shtetit tonë në kuadër të mbrojtjes kolektive”, shkroi Mickoski në Facebook.

Ai theksoi se gjatë takimit ka riafirmuar përcaktimin e palëkundur të vendit për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n dhe për një kontribut aktiv në sigurinë rajonale dhe globale.

“Takimi paraqet konfirmim të partneritetit të fortë dhe besimit të ndërsjellë, si dhe të vendosmërisë sonë për të vazhduar të veprojmë si një aleat kredibil dhe i përgjegjshëm në kuadër të NATO-s”, deklaroi Mickoski.

Vizita e Rutte në Shkup vlerësohet si një mesazh i qartë i mbështetjes së Aleancës për vendin, në një kohë kur sfidat e sigurisë në rajon dhe më gjerë mbeten të ndjeshme.



Të ndryshme
Më shumë
Ademi ultimatum autoriteteve: "Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë ose marshojmë drejt MPB-së!"18 May 2026
Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur për vendet e Ballkanit Perëndimor23 June 2020
Panariti: “Kryeministri shqiptar” ide e drejt, e padiskutueshme12 July 2020