Nga Vendi
3 March 2026
Lëvizja Demokratike zyrtarizon VLEN si forcë të bashkuar politike

Sonte, me propozim të kryetarit Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike mbajti një takim me strukturat partiake, ku pika e vetme e rendit të ditës ishte zyrtarizimi i VLEN si një forcë e bashkuar politike.

Duke manifestuar pjekuri të lartë politike dhe duke pranuar mesazhin e shumicës së shqiptarëve, njëzëri u autorizua z. Mexhiti që të vazhdojë të udhëheqë procesin e transformimit të partisë dhe shkrirjen e saj në VLEN si një strukturë të fuqishme dhe moderne politike.

“Jemi fuqishëm të bindur se po vazhdojmë të krijojmë një mundësi historike që VLEN të vazhdojë të konsolidohet dhe ta forcojë rolin e saj si përfaqësuesja kryesore e vullnetit të shumicës së shqiptarëve”, deklaruan nga Lëvizja Demokratike, duke theksuar se ky hap konsolidon skenën politike shqiptare dhe vendos baza të forta për pjesëmarrje dhe ndikim më të madh në jetën politike të ardhshme.

Zyrtarizimi i VLEN shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin e politikës shqiptare dhe synon të forcojë unitetin dhe prezencën e komunitetit shqiptar në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti: Maqedonia ka dy nobelistë shqiptarë, nuk kanë pse frikësohen nga kryeministri shqiptar 4 July 2020
Kasami prerë: Limani jashtë loje, VLEN do t'i propozojë vetë emrat për qeverinë16 June 2026
Edi Rama në Paris, takim me Macron në Pallatin Élysée22 June 2026