ShowBiz
4 March 2026
Publiku vendos, dasma e Big Brother VIP Albania 5 mes Gimbos dhe Selinës

Me 82 për qind të votave, publiku ka vendosur që dasma simbolike brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 të organizohet mes Gimbos dhe Selinës, duke i lënë pas dy çiftet e tjera në garë.

Në sondazhin e publikuar në faqen zyrtare në Instagram të spektaklit, çiftet Edisa dhe Stenaldo, si dhe Egi dhe Greta, morën dukshëm më pak mbështetje nga ndjekësit.

Momenti u shoqërua edhe me një situatë spontane brenda shtëpisë. Seli u shpreh se i mungonte një propozim, ndërsa Gimbo reagoi menjëherë duke i “propozuar” live para banorëve dhe publikut.

Kështu, gjatë kësaj jave, shikuesit do të ndjekin organizimin e një dasme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një ngjarje që pritet të sjellë emocione, surpriza dhe dinamika të reja mes banorëve.



Të ndryshme
Më shumë
15 gjoba për ushqim të pasigurt pranë shkollave16 November 2025
Me veshje unike Xhensila mahnit me linjat trupore13 September 2021
VMRO-DPMNE-ja përzgjodhi Orce Gjorgjievskin për kandidat për Qytetin e Shkupit 6 July 2025