Nga Vendi
4 March 2026
42 Milionë Euro për Kompleksin e Ri Universitar në Çair, investim që synon transformimin e arsimit shqiptar

Kryetari i Komunës së Çairit ka njoftuar përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar se në këtë komunë ka nisur ndërtimi i një kompleksi universitar modern, investim që kap vlerën e 42 milionë eurove.

Sipas tij, projekti pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në infrastrukturën akademike dhe të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për studentët dhe stafin universitar. Ai është shprehur se, “Me 42 milionë euro investim, po ndërtohet një kompleks universitar modern që do të transformojë hapësirën akademike shqiptare.”

Kompleksi universitar, sipas informacioneve të bëra publike, do të përfshijë hapësira bashkëkohore mësimore, infrastrukturë funksionale dhe ambiente të përshtatura me standardet moderne të arsimit të lartë. Ky investim konsiderohet si një nga projektet më të mëdha në fushën e arsimit në këtë zonë.

Ndërtimi i këtij kompleksi pritet të ndikojë jo vetëm në zhvillimin arsimor, por edhe në dimensionin ekonomik dhe urban të Çairit, duke e pozicionuar komunën si një qendër të rëndësishme akademike për shqiptarët në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Kishin humbur në Malin Sharr, gjenden dhe shpëtohen 7 alpinist çek27 July 2021
Mediumi gjerman kritikon vendimin e Hagës: Thaçi 25 vjet, ndërsa zyrtarë serbë të dënuar për krime kundër njerëzimit morën dënime më të ulëta22 September 2026
Baby G po bëhet nënë për herë të parë, konfirmon shtatzëninë përmes një postimi në rrjetet sociale15 October 2026