Nga Vendi
4 March 2026
Iftari tradicional i OEMVP-së bashkon krerët e shtetit dhe komunitetin e biznesit

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi iftarin e saj tradicional në ambientet e kompanisë anëtare Nita Palace, duke mbledhur në një mbrëmje të përbashkët përfaqësues të biznesit, institucioneve shtetërore, partnerë dhe media.

Ngjarja u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, ku u theksua rëndësia e dialogut dhe partneritetit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve publike. Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, si dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, të cilët me praninë e tyre i dhanë peshë të veçantë aktivitetit.

U.d. kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu, në fjalën e tij falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen dhe vuri në pah rëndësinë e ruajtjes së vlerave që forcojnë kohezionin shoqëror. Ai theksoi se ky organizim tradicional shërben si një platformë që afron komunitetin e biznesit me institucionet, duke ndërtuar besim dhe duke forcuar bashkëpunimin afatgjatë.

Sipas organizatorëve, iftari tradicional i OEMVP-së mbetet një nga aktivitetet më domethënëse që promovon frymën e solidaritetit dhe unitetit në shoqëri.



Të ndryshme
Më shumë
“Mali i Zi më i afërti me Serbinë” — Abazoviq: S’ka të bëj me emocione, por me ekonominë 8 July 2021
Biznesmeni gay: Shyqyr që nuk shkoj më me meshkuj shqiptarë28 July 2021
Shtetasit e Shqipërisë dyshohen për transport ilegal të emigrantëve në Maqedoni18 November 2025