Nga Rajoni
4 March 2026
Mungesa e kandidatëve bllokon zgjedhjen e Presidentit, Haxhiu paralajmëron afatin kushtetues

Procesi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të kandidaturave. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se deri më tani është dorëzuar vetëm një kandidaturë, çka e pamundëson thirrjen e seancës për votim.

Ajo theksoi se procedurat kushtetuese kërkojnë së paku dy kandidatë për të nisur procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. Sipas saj, “Deri më tani kam pranuar vetëm një kandidaturë për president”, ndërsa shtoi se, “Derisa nuk kemi së paku dy kandidatë nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit”.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami, afati kushtetues për përmbylljen e këtij procesi përfundon më 5 mars, duke e rritur presionin politik mbi subjektet parlamentare.

Haxhiu e cilësoi situatën urgjente, duke deklaruar se, “Aktualisht kemi më pak se 30 orë e kjo e bën akoma më urgjente situatën”, dhe u bëri thirrje deputetëve që të propozojnë edhe një kandidaturë tjetër në mënyrë që të zhbllokohet procesi dhe të respektohen afatet kushtetuese.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” të Koçanit do të fillojë më 19 nëntor16 October 2025
Në Serbi janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë të Maqedonisë 5 July 2021
Tre muaj para zgjedhjeve lokale dihet kush do ta fitojë Tetovën10 August 2021